Është shkarkuar ud.drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës Laura Nushi, një ditë pas raportimit nga Gazeta Shneta për anulimin e operacioneve.
Gazeta ka marr vesh nga burime brenda SHSKUK-së se Nushi është shkarkuar sot nga detyra nga drejtori i përgjithshëm Elvir Azizi.
Në vend të Nushit është emëruar kardiologu Gëzim Berisha. Ky i fundit e ka konfirmuar për Gazetën Shneta.
“Po jam emëruar në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të spitalit”, ka deklaruar Berisha.
Gazeta Shneta dje ka raportuar për anulimin e pesë operacioneve në Spitalin e Mitrovicës. Operacionet janë anuluar për shkak të mungesës së tretjeve fiziologjike apo NaCl-së.
SHSKUK ka deklaruar se janë të furnizuar me këtë produkt, porse kërkesat e spitaleve private janë “racionalizuar për shkak të mungesës së produktit edhe në tregun privat”. /Gazeta Shneta/