Gjykata themelore Shkup 2 ka pranuar kërkesën që reis i ri i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të jetë Skender Buzaku. Gazeta Lajm ka siguruar kopje të vendimit të Gjykatës që duhet të shpallet nesër në Gazetën Zyrtare.
Në vendim thuhet se pranohet kërkesa që Buzaku të emërohet reis i ri i Shoqates se Personave Fizikë Bashkësia Fetare Islame me adresë “Çairska 1000”. Orëve në vijim presim sqarim nëse bëhet fjalë për vendim fuqiplotë dhe për të njëjtën BFI.