Shkarkohet nga pozita e drejtorit të Burgut në Dyz, Blerim Buleshkaj

Para pak minutash është shkarkuar nga posti i drejtori të burgut të Dyzit, Blerim Buleshkaj.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Buleshkaj është shkarkuar për arsye se ishte fotografuar me Blerim Poterën, biznesmenin që ishte i dënuar dhe hetuar për disa vepra penale.

Indeksonline dje ka raportuar se pritet të ketë shkarkime në Burgje, dhe duket Buleshkaj është “viktima” e parë.

Indeksonline kishte publikuar më parë edhe fotografinë ku Buleshkaj shihet i shoqëruar në një darkë me Drejtorin e atëhershëm të Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj, drejtorin e burgut të Pejës, Isuf Iberdemaj, ai i Burgut të Sigurisë së Lartë, Rasim Selmani, si dhe Nazim Zekolli, gardian dhe person i afërt me Burim Beleshkajn dhe me zyrtarët e lartë të burgjeve.

Related Posts