Në mbledhje urgjente të thirrur nga kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, si pikë e vetme e rendit të ditës u caktua shkarkimi i kryesuesit të kuvendit komunal.
Me mbështetjen e grupit të këshilltarëve të LDK si dhe me votat e gjithsej 19 asambleistëve sa ishin të pranishëm në mbledhje u shkarkua kryesuesi i kuvendit Jeton Ujkani.
Ujkani ka qenë në AKR por pak muaj më parë është larguar nga kjo parti për të kaluar në AAK.
Në këtë mbledhje nuk ka qenë i pranishëm asnjë nga këshilltarët komunalë të PDK-së.