Shkarkohet drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda në Shqipëri

Është shkarkuar nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Sipas raportimeve të Top-Channel, nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.

Gazetarja Dorjana Bezat, njofton se shkarkimi i dy krerëve të policisë ka ardhur pas motivacionit se nuk kanë marrë masat e duhura për protestën e djeshme të opozitës që shkaktoi trazira.