Shkarkimi i Ruben Amorim nuk ishte një ilaç për të gjitha të këqijat e Manchester United. Nën udhëheqjen e përkohshme të Darren Fletcher, “djajtë e kuq” u eliminuan në ndeshjen nga FA Cup, pas humbjes në shtëpi 1-2 ndaj.
“Ishte një performancë jo e mirë. Ne filluam mirë, pastaj goli na hoqi entuziazmin. U kërkova që të lëviznin topin me shpejtësi dhe jo vetëm me qetësi“, tha Darren Fletcher, trajneri që përkohësisht udhëheq Manchester United.
“Tifozët na mbështetën, energjia ishte e lartë, por nuk mundëm ta shënonim golin e barazimit. Lojtarët janë të brishtë, por ata duhet të reagojnë. Besimi është një nga gjërat më të fuqishme në futboll”, tha ish-legjenda e United.
“Tani gjithçka varet prej tyre. Ata duhet të sigurohen që kanë shumë për të luftuar këtë sezon. Kjo skuadër është ende mjaftueshëm e mirë për të marrë rezultate këtë vit, por ata duhet të japin gjithçka. Ata thjesht duhet të bashkohen “, shtoi Fletcher.
The post Shkarkimi i Amorim nuk bën punë, reagon Fletcher: Lojtarët janë të brishtë dhe u mungon besimi appeared first on Telesport.










