Raportet ndërkombëtare tregojnë diku 40 për qind të Bruto Prodhimit Vendor që është evazion fiskal ose ekonomi jo formale në Kosovë, ndërsa diku 25 për qind janë të hyrat tatimore dhe të hyrat e Doganës nëse krahasohen me bruto produktin, kjo i bie se diku 150 për qind është ekonomi jo formale në krahasim me atë që e mbledhim.
Kështu u tha në nisjen e Javës së Ekonomisë Formale dhe Tregtisë së Ndershme, për transparencë, konkurrencë të ndershme dhe zhvillim të qëndrueshëm e cila nisi sot.
Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Mentor Hyseni, deklaroi se të të hyrat tatimore janë në rritje në 3 vitet e fundit në rreth 12 për qind prej vitit në vit.
Ai po ashtu tha se ka një rritje ekonomike një shifrore që i bie sipas tij, ATK dhe Dogana e Kosovës janë duke treguar se po e zvogëlojnë ekonominë joformale.
“Raportet ndërkombëtare tregojnë diku 40% të bruto produktit që është evazion fiskal ose ekonomi jo formale, diku 25% janë të hyrat tatimore dhe të hyrat e Doganës nëse krahasohen me bruto produktin, kjo i bie se diku 150% është ekonomi jo formale në krahasim me atë që e mbledhim. Kur i sheh të hyrat tatimore se shifrat janë kokëforte nuk gënjejnë kemi një rritje në 3 vitet e fundit rreth 12% prej vitit në vit. Ndërsa, kemi rritje ekonomike një shifrore që i bie ATK dhe Doganat janë duke treguar se po e zvogëlojnë ekonominë joformale. Pasi që kanë një rritje të mbledhjes tatimore sesa zhvillimit ekonomik, Ky është tregues tjetër që tregon se ka hapësirë shumë më shumë për të zvogëluar informalitetin. Kjo nuk bëhet vetëm me Doganën që i ndal mallrat pa doganuar ose në mënyrë të kontrabanduar, nuk bëhet edhe vetëm me Autoritetin e Konkurrencës që mundohet me mbrojtur të drejtën ligjore për t’i parandaluar bizneset që duan të krijojnë monopole, nuk bëhet as vetë prej ATK”, tha ai.
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni tha se ka rritje për 136% të kërkesave për rimbursim të TVSH-s, e që sipas tij ky është tregues që po rritë besimin ndaj këtij institucioni.
Hyseni tha se me qëllim të rritjes së transparencës brenda institucionit të ATK-së kanë nis publikimin e vendimet e ankesave.
Themeluesi i Kapitali Online, Astrit Panxha theksoi se shtylla kryesore për ekonomi të suksesshme është besimi ndaj furnitorëve dhe klientëve.










