Shitje rekord për ligën kolumbiane, Milan mbyll transferimin e yllit 20-vjeçar

Milan ka siguruar përforcimin e parë për vitin 2026. Fabrizio Romano raporton se Milan ka arritur marrëveshjen me kolumbianët e Deportivo Independiente Medellin, për transferimin e anësorit 20-vjeçar, Juan Arizala.

Tarifa prej 3 milionë eurosh plus klauzolë shitjeje për një nga shitjet rekord në historinë e ligës kolumbiane. Romando zbulon se lojtari ka refuzuar ofertë nga Anglia dhe Belgjika, pasi dëshira e tij ka qenë vetëm Milan.

Arizala ka bërë 26 paraqitje për ekipin e parë të Deportivo Independiente Medellín, me dy gola dhe një asist. Ai mund të luajë në të dyja anët, si dhe më tej si sulmues anësor ose si mbrojtës i krahut.

End enuk dihet nëse ylli i ri kolumbian do të jetë direkt në dispozicion të Allëgeri-t, apo do të huazohet diku tjetër për të fituar më shumë përvojë dhe minuta.

The post Shitje rekord për ligën kolumbiane, Milan mbyll transferimin e yllit 20-vjeçar appeared first on Telesport.