Shifra që e vendos Barcelonën mes më të mirëve të Champions-it të kaluar

Më 12 shkurt do të mbahet Kongresi i Rregullt i UEFA-s në Bruksel, ku pritet të prezantohet raporti ekonomik i Ligës së Kampionëve 2024–2025. Sipas dokumentit të siguruar nga “MD”, Barcelona ishte klubi i katërt në Europë për të ardhura, falë rrugëtimit deri në gjysmëfinale, ku u eliminua nga Interi.

Klubi blaugrana arkëtoi gjithsej 116.562.000 euro, pas PSG-së, Interit dhe Arsenalit. PSG, fitues i kompeticionit, përfitoi 144.415.000 euro, ndërsa Interi, finalist, 136.625.000 euro. Arsenali, gjysmëfinalist si Barça, arriti në 116.998.000 euro, vetëm 436.000 euro më shumë se katalanasit.

Të ardhurat e Barcelonës vijnë nga shpërblimet progresive të UEFA-s: 18.620.000 euro për kualifikimin në ligë, 33.855.000 euro nga “vlera” e UEFA-s, 13.962.000 euro nga rezultatet në ligë dhe 11.625.000 euro nga renditja. Shtohen 11.000.000 euro për 1/8-at, 12.500.000 euro për çerekfinalet dhe 15.000.000 euro për gjysmëfinalet. Barça fitoi mbi 16 milionë euro më shumë se Real Madridi, që u ndal në 101.829.000 euro.

The post Shifra që e vendos Barcelonën mes më të mirëve të Champions-it të kaluar appeared first on Telesport.