Shifra marramendëse| Vetëvendosje shpenzoi mbi 1.3 milion euro në tre muajt e parë të këtij viti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar shpenzimet tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend. Këto shpenzime përfshijnë periudhën Janar-Mars 2025.

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ka shpenzuar 1 milion e 348 mijë e 874 euro e 28 cent për tre muajt e parë të vitit 2025.

Këto të dhëna janë publikuar sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili ka bërë publik raportet e shpenzimeve të tremujorit (janar – mars 2025) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Nga këto para Vetëvendosje ka thënë 271 mijë e 878 euro për pagat e punëtorëve.

Për mallra dhe shërbime kjo parti për tre muaj ka paguar 1 milionë e 448 mijë e 42 euro e 59 cent.

Po ashtu Vetëvendosje ka publikuar edhe listën e donatorëve të saj./Demokracia.com/.