Shifra alarmuese të migrimit, fshati kosovar kishte 690 nxënës më 2008 tani vetëm 210, thotë ekonomisti Misini

Një nga problemet më të mëdha me të cilat po përballet Kosova sot, vlerësohet të jetë largimi i qytetarëve nga vendi në drejtim të shteteve të tjera.

Kjo çështje është diskutuar edhe në T7 në emisionin Euro, ku ekonomisti, Shkumbin Misini, ka deklaruar se për shkak të largimit të madh të njerëzve nga vendi, qytetet kanë me u bë fshatra.

Ai në emision ka dhënë disa shifra që janë alarmuese edhe për numrin e nxënësve, duke thënë se në një fshat të Vitisë, nga 690 nxënës, tani një shkollë ka 290.

‘‘Veç një shembull po ta marr, në fshatin Kabash të komunës së Vitiës, numër të madh të banorëve ka, në vitin 2008 kanë qenë 690 nxënës, sot aktualisht i ki 290 nxënës. Qytetet në Kosovë, kanë me u bë fshatra’’, ka thënë ai.

Në postimin e tij të ndarë në profilin në Facebook, ai ka shkruar se njerëzit emigrojnë kur s’ka perspektivë.