Mendimi për motin – 4.12.2025
Reshje të shiut përfshinë vendin ditën e premtë, që herë herë lokalisht mund të jenë pak më intenzive. Krejt lartë zonave malore parashihen mundësi edhe për reshje dëbore. Temperaturat minimale zbresin në 5C e 8C, derisa ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 9C e 11C. Frynë erë verilindore 4-6m/s.
Reshjet pritet të vazhdojnë deri orëve të para të ditës së shtunë. Më pas mbetet mot kryesisht i vranët, e ndonjë rigë shiu mund të shfaqet edhe ditën e diel. Temperaturat pësojnë rënie deri në 7C, maksimalet, e minimalet në 3C. Nga dita e hënë, vransirat fillojnë të shpërndahen, e të martën parashihet mot kryesisht me diell, megjithëse mjegulla që formohet orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mund të mbetet më gjatë. Temperaturat shënojnë rritje deri në 10C e 11C, ndonëse në pjesë ku mjegulla qëndron më gjatë, vlerat mund të jenë më të ulëta për 4C e 5C. Era frynë kryesisht nga veriu e verilindja, e lehtë dhe mesatare 3-7m/s.











