Andriy Shevchenko ka zbuluar se në vitin 2008 i tha “jo” Romës. “Isha në 50% të Shevës së dikurshëm. Më telefonoi edhe Spalletti, një zotëri i vërtetë, por për mua kthimi në Itali do të thoshte vetëm Milan”, – tregoi ish-sulmuesi ukrainas në intervistë me Luca Tonin për formatin “Fenomeni”.
Fituesi i “Topit të Artë” 2003 rrëfeu edhe refuzimin ndaj Real Madridit: “Më 2002 dhe 2003 më kërkuan, por i thashë Berlusconit se nuk kisha bërë ende mjaft për Milanin. Doja të fitoja dhe të jepja gjithçka për fanellën kuqezi”. Për kalimin te Chelsea më 2006: “Ishte një sfidë. I gjithë stadiumi këndoi që të qëndroja dhe qava me tifozët. Vendim i vështirë, por s’kam pengje”.
Shevchenko kujtoi edhe finalen e Champions-it 2003 kundër Juventusit dhe penalltinë ndaj Buffon: “E vëzhgoja Gigi në çdo penallti. I thoja vetes ‘mos e ndrysho vendimin’. E dija ku do ta godisja. Kur u ktheva në dhomat e zhveshjes isha bosh, kisha dhënë gjithçka”.
The post Shevchenko zbulon prapaskenat: I thashë jo Romës, ja sekreti i penalltisë kundër Buffon appeared first on Telesport.










