Shevchenko: Po, Leao do të kishte pasur vend edhe te Milani im

Andriy Shevchenko, në intervistën për “Tuttosport” foli rreth Milanit dhe punës së trajnerit: “Më pëlqen entuziazmi brenda Milanit. Lojtarët i kanë përqafuar idetë dhe organizimin që Max solli. Nuk kam punuar kurrë me të, por e njoh dhe e vlerësoj shumë. Allegri ka një karrierë të jashtëzakonshme. Nuk mund të themi që ‘Djalli’ është favorit për titullin, por mbetet aty dhe momenti duket shumë i mirë. Mungesa e angazhimeve europiane sjell një avantazh për përgatitjen javore dhe energjinë”.

Për Rafael Leao: “Nuk është sulmues tipik, por lojtar krahu. Nëse organizimi është pak më poshtë për të shfrytëzuar karakteristikat e tij, Rafa ka cilësitë për të goditur shpejt dhe mirë. Rezultatet e tij aktualisht janë pozitive, shënon dhe po mëson një rol të ri. Nuk do të jetë gjithmonë e lehtë, si sulmues duhet të dijë të shënojë në çdo situatë”.

Kur u pyet nëse do të kishte vend në Milanin e tij, Shevchenko u përgjigj: “Po. Nuk e di nëse si titullar, por një vend do ta kishte, sepse është sulmues me karakteristika unike”.

The post Shevchenko: Po, Leao do të kishte pasur vend edhe te Milani im appeared first on Telesport.