Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka dhënë një tender në vlerë 48 mijë euro për shërbime të transportit me autobusë. Më këtë mjet transporti parashihet të udhëtohet në disa raste të “veçanta” brenda dhe jashtë vendit.
Disa shëtitje me autobusë i ka paraparë t’i bëjë Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, që drejtohet nga Arbërie Nagavci.
Për këtë “ekskursion”, ky institucion tashmë ka dhënë edhe një tender që kap vlerën e 48 mijë eurove.
Përdorimi i autobusit do të bëhet për jashtë dhe brenda Kosovës, shkruan Demokracia.com.
“Shërbime të transportit brenda dhe jashtë vendit për nevojat e MASHTI-it. Data e dhënies së kontratës 08.04.2025. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 08.04.2025. Numri i tenderëve të pranuar: 7. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata “Toni Turist”. Vlera e përgjithshme e kontratës 48,600.00 euro”, thuhet nën njoftimin e shpallur, përcjell Demokracia.com.
Ministria ka treguar se kompania fituese duhet t’i ketë çdo herë në dispozicion automjetet transportuese.
“Sa i përket mjeteve që nevojiten për realizimin e transportit, Operatori Ekonomik është i obliguar që në bazë të kërkesës dhe nevojave të MASHTI – it, të sigurojë sasinë e nevojshme të mjeteve të transportit si: Autobus, minibus dhe kombi (furgona) me numër të ulëseve, siç janë të cekura në specifika. Operatori Ekonomik obligohet t’i përmbush të gjitha kërkesat e MAShTI-t në çdo kohë që kërkohet”.
Tutje janë treguar edhe specifikat për këto mjete transporti. Po ashtu dhe kilometrat e rrugës që parashikohen të bëhen.
“Autobusi me 50 ulëse dhe duhet të jetë i pastër, i pajisur me kondicioner dhe teknikisht në rregull km. 7,000. Shërbimi i transportit me Autobus me 50 ulëse jashtë vendit, Autobusi duhet të jetë i pastër, i pajisur me kondicioner dhe teknikisht në rregull km. 10,000. Shërbimi i transportit me Minibus me 18-20 ulëse brenda vendit, Minibusi duhet të jetë i pastër, i pajisur me kondicioner dhe teknikisht në rregull km. 10,000. Shërbimi i transportit me Minibus me 18-20 ulëse jashtë vendit, Minibusi duhet të jetë i pastër, i pajisur me kondicioner dhe teknikisht në rregull km. 7,000. Shërbimi i transportit me Minibus me 18-20 ulëse për teste & komisioner, Minibusi duhet të jetë i pastër, i pajisur me kondicioner dhe teknikisht në rregull km. 10,000 7 Shërbimi i transportit për transportin e komisionarëve në teste me furgona (kombi) me 8+1 ulëse. Kombi duhet të jetë i pastër, i pajisur me kondicioner km 15,000 dhe teknikisht në rregull”. /Demokracia.com/