Shesheli djeg flamuj të BE-së dhe të NATO-s

Pjesëtarë të Partisë Radikal serbe sot, në 20 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtare e policore të Serbisë kanë protestuar kundër Bashkimi Evropian dhe NATO-s , transmeton Koha.net.

Protestës i ka prirë kryetari i kësaj partie Vojislav Sheshel.

Ai pasi ka thënë fjalët më fyese kundër NATO e BE-së, është kërcënuar se Serbia kurrë nuk do ta falë dhe kurrë nuk do t’i harrojë këto sulme bombardime, përcjell n1.

Sheshel pastaj ka djegur flamuj të NATO -s e të Bashkimit Evropian.