Sherr me thika në Sarandë, plagoset pushuesi 40-vjeçar

Një konflikt me pasoja të rënda ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Sarandës, ku dy pushues janë përleshur mes tyre e për pasojë kanë përdorur dhe mjete të ftohta.

Ngjarja ka ndodhur në plazh, teksa njëri prej pushuesve ka goditur tjetrin tre herë me thikë në krah dhe gjoks.

I plagosur ka mbetur shtetasi Berti Tahiraj, 40 vjeçar me banim në Vlorë. 40 vjeçari është transportuar në spitalin e Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore./albeu.com