Shtatë persona janë përfshirë në një sherr masiv në fshatin Resinoc të Lipjanit të hënën në mbrëmje, në të cilin janë plagosur me mjete të mprehta dy persona.
Dy të lënduarit, të therur me thikë, janë dërguar për tretman në Qendrën Klinike Universitare.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth rrjeteve sociale, janë rrahur mes veti 7 persona të dyshuar meshkuj/kosovar. Gjatë rrahjes është përdor edhe një thikë ku si pasoj lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK”, tha sot Policia.
Me vendim të prokurorit janë arrestuar shtatë persona të dyshuarit, dhe pas intervistimit një i dyshuar i mitur është ndaluar 24 orë, po ashtu sikurse një tjetër i dyshuar i moshës madhore.
Të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.