Sherr i madh familjar te “Beckham”, akuza dhe kundërakuza. Tronditet perandoria e tyre

Ditë të vështira për David dhe Victoria Beckham. Çifti është tronditur nga akuzat e djalit të madh, Brooklyn, i cili prej rreth një viti është larguar nga familja. Një stuhi mediatike që ka cenuar qetësinë e ish-futbollistit dhe bashkëshortes së tij.

I rikthyer në angazhime publike, David shmangu pyetjet direkte, por la një mesazh që duket i drejtuar pikërisht Brooklyn-it. Në emisionin “Squawk Box” në CNBC ai tha: “Fëmijët e mi kanë bërë gabime. Megjithatë, fëmijëve iu lejohet të gabojnë. Kështu mësojnë. Ndonjëherë duhet t’i lësh të gabojnë”. Për rrjetet sociale shtoi: “Duhet të përdoren për arsyet e duhura”.

Sipas “Mirror”, Victoria është e shkatërruar, ndërsa David i tërbuar. Frika është se kjo mund të dëmtojë “markën Beckham”. Në këtë histori është rikthyer edhe Rebecca Loos, ish e dashura e Becks, e cila shkroi: “Jam vërtet e lumtur që më në fund ka vendosur të flasë hapur… E vërteta, herët a vonë, del gjithmonë në shesh”.

Brooklyn kundër prindërve: Po mbroj veten për herë të parë në jetë
Brooklyn Beckham ka vendosur të flasë hapur. Me një postim të fortë në rrjetet sociale, djali i David dhe Victoria Beckham kritikoi ashpër prindërit dhe jetën që i kanë dhënë: “Kam heshtur për vite, duke u munduar ta mbaj këtë gjë private. Fatkeqësisht, prindërit dhe ekipi i tyre vazhduan të shkonin te media, duke më detyruar të flas për të thënë të vërtetën mbi disa nga gënjeshtrat e publikuara”.

Ai theksoi se nuk ka për qëllim të pajtohet me familjen: “Nuk po kontrollohem, po mbrohem për vete për herë të parë në jetën time”. Brooklyn tha se jeta e tij ka qenë e mbushur me dukje të rreme: “Prindërit kanë kontrolluar gjithçka në media dhe rrjete sociale, duke krijuar një jetë jo autentike. Së fundi pashë sa larg shkojnë duke shpifur në media për të ruajtur këtë fasadë”.

Brooklyn Beckham y Nicola Peltz.

Ai akuzoi prindërit se kanë tentuar të prishin marrëdhënien e tij me Nicola Peltz para dhe pas dasmës, duke përmendur presione për të hequr emrin e tij dhe një vallëzim të papërshtatshëm me nënën në ceremoninë e dasmës. Brooklyn shtoi se gruaja e tij ka pasur respekt të mangët nga familja dhe se për Beckham-ët, mbi të gjitha, mbiemri është një markë: “Dashuria vendoset sipas postimeve në rrjete sociale, çdo event është për të treguar ‘familjen perfekte’”.

Ai përfundoi duke mbrojtur Nicola: “Narrativa se gruaja ime më kontrollon është e gabuar; e vërteta është se familja ime më ka kontrolluar pjesën më të madhe të jetës sime”.

 

The post Sherr i madh familjar te “Beckham”, akuza dhe kundërakuza. Tronditet perandoria e tyre appeared first on Telesport.