Shëroni thembrat e plasaritura në mënyrë natyrale

Gjatë dimrit këmbët e juaja rrinë më të buta, por me ardhjen e pranverës duket se çdo gjë ndryshon pasi me veshjen e sandaleve ose këpucëve të sheshta thembrat çahen.

Thembra e çara, flluska dhe plagë janë rezultati i stinëve të ngrohta. Duke qenë të ekspozuara për muaj me radhë, lëkura e këmbëve vështirë se rigjenerohet vetë ndaj ju duhet të tregoni kujdesin e duhur, transmeton Klan Kosova.

Të çarat në thembër kanë aftësinë të përhapen duke lënë kështu këmbë tuaja të plasaritura të jenë të ekspozuar ndaj të gjitha baktereve, sidomos gjatë kohës që jeni në plazh duke ecur zbathur.

Ne ju sjellim disa produkte natyrale për të shëruar këmbët.

Limoni
Metoda e parë për rigjenerimin e lëkurës së plasaritur është lëngu i limonit. Aplikojeni direkt në lëkurë me një leckë.

Vaj ulliri
Aplikoni vaj ulliri direkt në këmbët tuaja.

Vaj kokosi
Aplikoni vaj kokosit në këmbët tuaja para se të flini. Vishni çorape dhe mbajini gjatë gjithë natës.

Qumësht
Përzieni 1 filxhan qumësht me 5-7 gota ujë të ngrohtë. Zhytini këmbët në këtë përzierje për rreth 15 minuta.