Sheriff Tiraspol përforcohet para duelit me Prishtinën, transferon portierin e kombëtares bullgare

Lumbardh Dellova ka pasur paraqitje fantastike me CSKA Sofian në edicionin e kaluar, teksa poashtu la përshtypje tejet pozitive me kombëtaren e Kosovës në çdo ndeshje që u paraqit, duke kontribuar edhe me gola, pavarërisht se është qendër-mbrojtës.

Si mbrojtës modern dhe me paraqitje të mira, Dellova ka rënë në radarin e shumë skuadrave, të cilët e duan në ekip për sezonin e ri.

Në javët e kaluara, u raportua nga mediat turke, se skuadra e njohur Rizespor, po e pëlqen Dellovën dhe është interesuar për shërbimet e tij.

Megjithatë, ‘GazetaBlic Sport’, mëson ekskluzivisht se skuadra e sapo inkuadruar në Superligën e Turqisë, Kocaelispor, është futur në “valle” për shërbimet e 26 vjeçarit nga Kosova.

Dellova pëlqehet shumë nga ky klub, teksa ata janë gati të paguajnë klauzolën e lirimit tek CSKA Sofia, vetëm që ky transferim të kompletohet.

Megjithatë, Dellova po shikon opsionet dhe nuk po ngutet për të vendosur të ardhmen e tij. Ende nuk ka asgjë të kryer mes palëve, me Dellovën që preferon një klub me aspirata më të mëdha.

/GazetaBlic Sport

The post Ekskluzive | Jo veç Rizespor, edhe klubi tjetër turk e kërkon Lumbardh Dellovën, ata janë gati të paguajnë klauzolën e tij appeared first on GazetaBlic.