Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit thotë se po kryen një operacion në bjeshkët e Sharrit, s’jep detaje

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se është duke kryer një operacion në bjeshkët e Sharrit, por pa dhënë asnjë detaj mbi këtë operacion.

“ShKShMK është duke e zhvilluar një operacion në Bjeshkët e Sharrit”, thuhet në njoftim.

“Për informata tjera, ju informojmë me kohë!”, tha ky shërbim.