Derisa institucionet e Kosovës për Ditën e Evropës nuk punojnë, po kështu nuk punon edhe Ambasada e Kosovës në Berlin.
Kjo ambasadë njofton mërgimtarët në Gjermani se të enjten, më 9 maj, nuk kryen shërbime për klientë.
“Njoftoheni që më 9 maj (të enjten), Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin si dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës në Munih, Stuttgart, Frankfurt, Berlin dhe Kopenhagë, për hir të Ditës së Evropës do të jenë të mbyllura. Puna me palët vazhdon sipas orarit të parashikuar”, theksohet në njoftim.