Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se disa prej shërbimeve digjitale i ka jashtë funksionit për shkak të punimeve në infrastrukturën shtetërore.
Në mesin e tyre është edhe ai për regjistrimin e mërgatës për votim në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Jashtë funksioni janë edhe shërbimi për kërkimin dhe ndryshimin e Qendrës së Votimit dhe aplikimi për certifikimin e subjekteve politike.
Këto shërbime pritet të rikthehen shpejt.











