“Shërbim në zyre”, Gjykata Kushtetuese i jep 68 mijë për kafe e pije

Gjykata Kushtetuese ka dhënë një tender në vlerë të 68 mijë eurove për pije. Shërbimin me pije për stafin do ta bëjë kompania “Beni Dona”. Me këto pije nëpër zyre do të shërbehen 65 punëtorë të gjykatës.

 

Stafi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk do te kenë mungesë të pijeve të ndryshme gjatë orarit të punës.

Shërbimi me pije tashmë është siguruar përmes një tender të dhënë, shkruan Demokracia.com.

Ketë shërbim do të bëjë kompania Beni Dona, që është shpallur fituese në mesin e tri kompanive konkurruese.

“Shërbime të bufesë me pije për stafin e Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Vlera e parashikuar e kontratës: 68,000.00 euro.  Data e inicimit te aktivitetit te prokurimit: 28.01.2025. Data e nënshkrimit te kontratës: 27.03.2025. Numri i tenderëve te pranuar: 3  Emri zyrtar i kompanisë fituese Beni Dona Plast SH.P.K.  Vlera e përgjithshme e kontratës  2.35 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Gjykata Kushtetuese e ka dhënë një arsyetim dhe sqarim se pse duhet të ketë pije në objektin e tyre.

Po ashtu është treguar se shërbimi do të behët në zyre pasi s’ka bufe fare.

“Shërbimi i bufesë është i domosdoshëm dhe ka një rëndësi të madhe për mbarëvajtjen e rregullt të aktiviteteve ditore zyrtarëve në Gjykatë, si dhe ndikon në mirëqenien e përgjithshme dhe në kualitetin e kushteve të punës të punëtorëve, të cilët gjatë kryerjes së detyrave mund të shërbehen me shërbimet e bufesë. Numri i punëtorëve të cilët punojnë në ndërtesën Gjykatën Kushtetuese është afërsisht 65. Shërbimi duhet të bëhet kryesisht në zyra, pasi që nuk ka  hapësirë në  bufenë ekzistuese të Gjykatës Kushtetuese”.

Gjykata po ashtu ka treguar se qëllimi i shërbimeve të bufesë është që të shërbej me pije, kafe etj. gjatë aktiviteteve të rregullta ditore të Zyrës së Sekretarit, të gjyqtarëve, të këshilltarëve dhe  zyrtarëve tjerë në Gjykatë dhe punonjësve sipas porosive.

Në dosjen e tenderit është treguar se cilat lloje të pijeve do të blihen me këto para.

Ky shërbim është ndarë në tri kategori të ndryshme.

Kategoria 1

Furnizimi dhe shërbimi me kafe ,,Espresso’. Furnizimi dhe shërbimi me Makiato të madhe. Furnizimi dhe shërbimi me Makiato të vogël. Furnizimi dhe shërbimi me Cappuccino me Qokollad Furnizimi dhe shërbimi me Ness kafe classik , Vanile dhe  Strong 3 në 1, ose brende tjera me kualitet të barasvlershëm/ ekuivalent, Furnizimi dhe shërbimi me çaj të ngrohtë,  brende të njohura me kualitet të lartë.

Kategoria 2

Furnizimi dhe shërbimi me ujë natyral  brende të njohura me kualitet të lartë, në shishe plastike me sasi 500 ml

Furnizimi dhe shërbimi me ujë natyral  brende të njohura me kualitet të lartë, në shishe qelqi me sasi 250 ml

Furnizimi dhe shërbimi me ujë mineral  brende të njohura me kualitet të lartë, në shishe plastike me sasi 500 ml

Furnizimi dhe shërbimi me ujë mineral  brende të njohura me kualitet të lartë, në shishe qelqi me sasi 250 ml

Kategoria 3

Furnizimi dhe shërbimi me lëngë pemësh  brende të njohura me kualitet të lartë, në shishe qelqi me  sasi 200 ml.

Furnizimi dhe shërbimi me lëngje  të gazuara si ,,Coca-cola’’ ,,Fanta’’ ,,Schëeppes”  ose brende tjera me kualitet të barasvlershem/ekuivalent, në kanaqe  me sasi 330 ml.

Furnizimi dhe shërbimi me çaj të ftoftë pjeshke apo limon, brende të njohura me kualitet të lartë, në kanaqe  me sasi 330 ml.

Cilësia e shërbimeve dhe produkteve është kërkuar të jetë në nivel të lartë.

“Kualiteti i furnizimeve duhet në të gjitha aspektet të plotësoj specifikimet teknike të parashtruara.  Furnizimet/Produktet duhet të jenë me afat që nuk kanë skaduar.  Qumështi duhet të jetë i kualitetit të lartë dhe i prodhuesve cilësorë./3.5% deri 3.8% yndyrë/. Kafja që do të përdoret duhet të jetë Lavazza, Illy, Don kafe ose Prince caffe ose brende tjera me kualitet të barasvlershëm/ekuivalent. Pajisjet si: Gotat, filxhanët, lugët metalike (rostfrei) dhe pajisjet tjera të nevojshme duhet të jenë të kualitetit të lartë si dhe dizajnit adekuat dhe të mbahen në kushte higjienike sipas standardeve”. /Demokracia.com/.