Mesfushori shqiptar, Endri Çekiçi, çdo javë e më shumë po bëhet një element i rëndësishëm për Olimpija Ljubjanën në Slloveni.
Ditën e sotme, në takimin e vlefshëm për javën e 29-të në kampionat, Çekiçi shënoi golin e parë, që ekipi i tij luan në shtëpi përballë Krskos. Pas një krosimi nga e majta, pogradecari ndoqi bukur aksionin, dhe i gjendur vetëm me portën e kundërshtarit nuk e pati të vështirë të tundë rrjetën.
Çekiçi i hapi rrugë fitores së Olimpijas, e cila në minutën e 45-të, shënoi edhe me penallti nga Kronaveter, që gjithashtu u fitua nga Çekiçi brenda zone, pasi u pengua nga mbrojtësit kundërshtarë.
Në fund, ndeshja u fitua me shifrat 3-2 nga Olimpija, por Çekiçi me paraqitjen e tij mjaft të mirë e çon në kuotën e 57 pikëve ekipin e tij, në vendin e dytë, por 10 pikë larg Mariborit të vendit të parë.
panorama sport