Shënon Dimarco, kundërpërgjigjet McTominay. “Paqe” në “San Siro” për pjesën e parë (video)

Inter-Napoli është kryesfida e javës së 20-të në Serie A. Një fitore e zikaltërve sot, do të bëntë të mundur të shkëputeshin 5 pikë nga ndjekësi më i afërt që është Milan. Në anën tjetër, Napoli kërkon fitoren për të qenë sa më ngjitur kreut.

Zikaltrit kaluan të parët në avantazh që në minutën e 9-të, me një zbritje të shpejtë në zonë, Marcus Thuram asiston për Federico Dimarco, ky i fundit dërgon topin në rrjetë me një goditje të fortë me të majtën.

Barazimi i Napolit do të vinte në minutën e 26-të, ku Scot McTominay mposhti Yann Sommer, pas një topi të futur në zonë nga Eljif Elmas. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.

SHIHGOLAT

The post Shënon Dimarco, kundërpërgjigjet McTominay. “Paqe” në “San Siro” për pjesën e parë (video) appeared first on Telesport.