Gonzalo Garcia ishte protagonisti kryesor në fitoren e Real Madrid 5-1 ndaj Betis, në ndeshjen e parë të këtij viti. Në mungesë të Mbappe, sulmuesi 21-vjeçar e nisi si titullar dhe shënoi tre gola.
Si duket kaq ka mjaftuar, që sulmuesi spanjoll të kthehet në qendër të vëmendjes në merkato. Mediet spanjolle bëjnë me dije se Gonzalo Garcia pëlqehet shumë nga Aston Villa, klubi anglez është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për transferimin e tij brenda merkatos së janarit.
Në anën tjetër, te Real Madrid janë në mëdyshje të madhe, të lejojnë shitjen e sulmuesit deri tani, apo ta shtyjnë atë për verën e ardhshme, ku mund t’i rritet akoma edhe më shumë vlera në treg. Gjithashtu, klubi madrilen kërkon të ketë dhe një të drejtë të plotë mbi të ardhmen e lojtarit, në rast se ai largohet dhe Real Madrid vendos ta riblejë në të ardhmen.
The post Shënoi hat-trick ndaj Betis, vjen oferta e parë konkrete për Gonzalo Garcia. Te Real Madrid janë në mëdyshje appeared first on Telesport.










