Shënohet nga Kryeministria Dita Memoriale të Komunitetit Egjiptian

Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, sot ka mbajtur konferencën në shënim të Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian. Mes tjerash është potencuar se komuniteti egjiptian ka qenë tregues i integrimit në shoqërinë tonë, transmeton KosovaPost.

“Komuniteti egjiptian i Kosovës, i cili për dekada është përballur me paragjykim, përulje dhe harresë, nuk është vetëm pjesë e mozaikut tonë shoqëror. Ai është një gur i themelit të shoqërisë që duam të ndërtojmë: shoqëri të barabartë, të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe që ndjenë për njëri–tjetrin. Nga patriotët si dëshmori Xhevdet Hoti, e deri tek burrështetasit nënshkrues të deklaratës së pavarësisë si Xhevdet Neziraj, pa harruar emra të tjerë të dalluar, unë jam krenar që kam bashkëpunëtorë e miq nga ky komunitet, të cilët janë të ndershëm e punëtorë, besnik dhe gjithsesi kontribues për Republikën tonë të përbashkët”, tha kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ai shtoi se komuniteti egjiptian, për shumë gjatë, ka qenë tregues i integrimit në shoqërinë tonë, por edhe shembull i kontributit të vazhdueshëm.

“Në emër të shumicës shqiptare, jo vetëm si kryeministër në detyrë, do të bëjë më shumë, në secilën ditë dhe jo vetëm për 24 qershor”, premtoi Kurti.

 

The post Shënohet nga Kryeministria Dita Memoriale të Komunitetit Egjiptian appeared first on Kosovapost.net.