Shemzi Elezi po i fiton betejat ligjore kundër Selajdin Beqës që e sulmoi edhe fizikisht

Ishte e mërkurë, pak para orës 15:00, Shemsi Elezi po ecte në korridor jashtë zyrës së tij në Autoritetin e Konkurrencës së Republikës së Kosovës, kur ndjen një dhimbje të fortë nga prapa.

Diçka e kishte goditur fuqishëm në kokë, afër qafës.

Do ta kuptonte se ishte sulm nga një person tjetër, kur kontakti fillestar do pasohej me breshëri grushtesh prapa kokës, në qafë e në fytyrë.

Ai po rrihej brutalisht në ambientin e tij të punës nga ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm në Autoritetin e Konkurrencës, Selajdin Beqa, kolegu i tij, raportonte AlbanianPost për rrahjen që Selajdiin Beqa i bëri kolegut të tij Shemsi Elezi, madje pas kësaj ngarje ai u ngrit në detyrë.

Pas kësaj Elezi tregon se i janë bërë edhe shumë padrejtësi të tjera nga Selajdin Beqa, duke e ndëshkuar edhe me masa diciplinore.

Por, pas ankesave që Elezi ka bërë në Këshillin e Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, tashmë ky organ ka vendosur që t’ia anuloj vërejtjen, pra masën diciplinore të shqiptuar ndaj tij.

Elezi ka thënë se përveç aktakuzës ndaj sulmuesit të tij, pra Selajdin Beqës, ai po i fiton edhe të gjitha rrugët tjera ligjore kundër tij.

Njoftimi i Elezit: