“Shëmtohet” tenderi për zbukurimin e Prishtinës

Komuna e Prishtinës nuk ishte shumë e vendosur kur mori vendim që tenderin e ndarë në dy llote për dekorimin e qytetit, t’ua ndajë dy kompanive.

Më 6 nëntor, Komuna mori vendim përmes të cilit kompania “Agri Bau” e fitoi llotin e parë të këtij tenderi në vlerë të 139 mijë eurove, pasi që bëri ofertën me çmimin më të ulët, saktësisht 127 mijë e 700 euro.

Llotin e dytë të tenderit të dekorimeve që kishte vlerën e 88 mijë e 550 eurove, e fitoi kompania “Te Fatosi”, me ofertën e 79 mijë e 920 euro.

Por, kjo kompani nuk qe e kënaqur me shumën të cilën e fitoi, andaj, më 11 nëntor, pesë ditë pas shpalljes së fituesve, në ditën e fundit të afatit për ankesa, bëri në Komunë kërkesën për rishqyrtim.

Meqë pretendimet kryesore iu refuzuan, “Te Fatosi”, më 25 nëntor, iu drejtua me ankesë Organit Shqyrtues të Prokurimit, me arsytimin se Komuna e Prishtinës ka shkelur nenin 7 dhe nenin 59 të

Ligjit të Prokurimit, kur e shpalli fitues të llotit të parë kompaninë “Agri Bau”, të cilën e konsideron operator të papërgjegjshëm.

Në ankesën e saj, kompania “Te Fatosi” bëri një varg akuzash ndaj kompanisë “Agri Bau” e cila e fitoi llotin e parë të këtij tenderi.

“Te Fatosi” pretendonte se “Agri Bau” ka falsi prandaj më 25 nëntor, ditën e fundit të afatit për ankesa, u ankua kundër këtij vendimi.

Kjo ankesë u bë shkak që më 24 dhjetor të 2024-ës, Komuna e Prishtinës të marrë vendim për pezullimin e këtij lloti.