Për shkak të reshjeve që tash e dy ditë po mbretërojnë në Kosovë, një pjesë e vendit ka pësuar dëme nga shiu.
Njëjtë ka ndodhur edhe sot në një rrugë në kryeqytet saktësisht afër Pallatit të Drejtësisë.
Një pjesë e rrugës është shembur, derisa policia ka bllokuar kalimin.
Policia e Kosovës ka bllokuar për kalim një rrugë afër Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, pasi që e njëjta është shembur për shkak të reshjeve të shiut.
Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Express në Policinë e Kosovës, derisa është bërë e ditur se policia ka dalë për ridrejtim të trafikut.