Shembet dheu në Veternik të Prishtinës, zjarrfikësit: Jemi duke intervenuar

Në Veternik të Prishtinës më saktë në rrugën “Richard Holbrooke” ka pasur shembje të dheut.

Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur drejtori i zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra.

Ai bëri të ditur se për momentin janë në intervenim.

“T’u operu jemi ka shembje të dheut përballë Gorenjes”, tha drejtori i zjarrfikësve Abdusamed Shkodra.

Nga fotografitë që ka siguruar Klan Kosova shihet se në vendin e ngjarjes janë Policia e Kosovës, autoambulanca dhe zjarrfikësit. / Klankosova.tv