Ramazan Abazit i shkoi huq rruga nga Prishtina për në Novobërdë.
Ai nuk e realizoi qëllimin për të vizituar kalanë mesjetare në këtë komunë
Abazi po kërkon që të mënjanohet rreziku nga rrëshqitja e gurëve dhe kalaja të hapet për vizitorë, njofton Klan Kosova.
Punimet për restaurimin e saj filluan në vitin 2012 të financuara nga Bashkimi Evropian nën mbikëqyrje të UNESCO-s.
Këtu ishin investuar 1.1 milion euro për ngritjen në këmbë të mureve, punimet e të cilave përfunduan më 2015.
Një shumë e ngjashme duhet për sanimin e dëmeve të fundit që u shkaktuan në kala.