Shehu pret Ukë Rugovën: Deputeti i ri do të jetë zëri i junikasve në Kuvend

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka mirëpritur në një takim deputetin e ri të LDK-së në Kuvend, Ukë Rugovën.

Shehu ka thënë se Rugova ia ka konfirmuar përkrahjen për Komunën që drejton.

Postimi i tij:

Të dashur junikas,

Sot kisha nderin dhe kënaqësinë e veçantë që të pres në takim deputetin më të ri të Kuvendit të Kosovës z. Ukë Ibrahim Rugova.

Uka është djali i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, i cili është jo vetëm arkitekt i Pavarësisë së Kosovës, por edhe ideator dhe themelues i Komunës së Junikut.

Sot në takimin tonë, Uka e ka konfirmuar që do të jetë zëri i junikasve në Kuvendin e Kosovës, si dhe do të ofroj kontributin e tij pa rezervë në shërbim të Komunës së Junikut.

Faleminderit deputetit Ukë Rugova për vizitën dhe përkrahjen e tij për Junikun.