Shefqet Kabashi nis dëshminë në Speciale: Keni dëmtuar vendin tim – s’mund të bashkëpunoj me ju

Ish luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefqet Kabashi, ka nisur dëshminë përmes video-lidhjes në Gjykatën Speciale.

Ai po dëshmon në anglisht, pasi sipas tij “nuk dëshiron që të keqkuptohet nga përkthyesit shkaku i dialektit të Kosovës”.

Kabashi, pasi që filloi pyetjet prokurori ka refuzuar që të përgjigjet në pyetjet e Speciales, duke thënë se kjo gjykatë i ka shkaktuar shumë dëmtime Kosovës.

“Unë kam qenë i sjellshëm me ju, sepse ju e dini që nuk ka qenë gatishmëria ime për të ardhur, megjithatë jeni përpjekur që të gjeni të gjitha mundësitë për të më sjellur këtu dhe për këtë arsye nuk mund të bashkëpunoj me ju, me prokurorët”.

Prokurori që po interviston Shefqet Kabashin.
“Ju dëmtoni kaq shumë njerëz, përfshirë këtu edhe dëshmitarët dhe të gjithë vendet tona”, ka thënë Kabashi.

Nga Prokurori, është kërkuar që ai të përgjigjet në pyetjet që po iu bëhen atij.

“Dëshmitar, do e vlerësonim shumë nëse do të përgjigjeni në pyetjet që po iu bëjmë, do ju jap mundësinë që të shpjegoni se çfarë ka ndodhur në proceset mëparshme kur të jetë momenti i përshtatshëm”, tha prokurori.

Dëshmia e Kabashit pritet të zgjasë dy ditë.

Ai kishte dëshmuar edhe në gjykimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Hagë.