Shefja e UNMIK vizitë në Bruksel, takon Emisarin Sorensen dhe të tjerë, i jep mbështetje dialogut Kosovë- Serbi

Shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh, ka zhvilluar takime të rëndësishme në Bruksel me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, transmeton KosovaPost.

Në mesin e takimeve, Ziadeh u takua me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sorensen, si dhe me raportuesin e përhershëm për Serbinë në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Tonino Picula, dhe raportuesin për Kosovën, Riho Terras.

Gjatë këtyre takimeve, u diskutuan zhvillimet e fundit në rajon, ndërsa Ziadeh theksoi edhe një herë mbështetjen e UNMIK-ut për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

The post Shefja e UNMIK vizitë në Bruksel, takon Emisarin Sorensen dhe të tjerë, i jep mbështetje dialogut Kosovë- Serbi appeared first on Kosovapost.net.