Shefi i Zyrës së BE-së i kërkon Kosovës “angazhim konstruktiv” në dialog me Serbinë

“Angazhim konstruktiv” të Kosovës në dialogun e fascilituar nga Bashkimi Evropian për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, ka kërkuar sot Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Orav shprehu mes tjerash edhe “pritshmëritë” e tij për të çuar Kosovën drejt një rruge të “reformave vendimtare”.

“Plani i Rritjes është një mjet i shkëlqyeshëm në mbështetje të Kosovës drejt udhëtitim të saj për në Bashkimin Evropian”, shkroi ai në “X”.