Gazetari Lavdim Hamiti ka publikuar një fotografi të kryesuesit të bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, duke prerë tortën bashkë me pronarët e kompanisë private për distribuimin e energjisë elektrike, KEDS.
“Shefi i ZRRE-së tu e honger torten e pronarit te KEDS. Prej asaj dite vec dite te zeza ka pa ky popull“, ka shkruar Hamiti në ‘Facebook’.
Pamjet duket se janë nga 10-vjetori i investimeve të KEDS-it në Kosovë.
Fejzullahu është treguar i prerë lidhur me çështjen e shtrenjtimit të energjisë elektrike, ku edhe ka ironizuar me qytetarët duke ua besuar atyre që ta gjejnë operatorin distribues me kërkesa më të ulëta.