Shefi i UNMIK-ut: Shpresoj për një takim Kurti-Vuçiq në të ardhmen e afërt

Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, e ka marrë fjalën i pari në seancën për Kosovën në Kombet e Bashkuara.

Due foli për dialogun, nevojën e implementimit të Marrëveshjeve të arritura në mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe Asociacionin.

Ai deklaroi se shpreson për një takim të nivelit të lartë në mes të kryeministrtit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

“Progresi është i mundur. Beogradi e Prishtina duhet të vazhdojnë momentumin, duke vazhduar implementimin e marrëveshjeve, përfshirë Asociacionin. Shpresoj që një takim i nivelit të lartë Kurti-Vuçiq të mbahet në të ardhmen e afërt”, ka deklaruar ai.