Shefi i shtabit të Hezbollahut është shënjestruar nga një sulm izraelit

Tabatabai është shefi de facto i shtabit të Hezbollahut dhe konsiderohet si udhëheqësi numër dy në grupin terrorist, pas sekretarit të përgjithshëm Naim Qassem.

Shefi i shtabit të Hezbollahut, Haytham Ali Tabatabai është shënjestruar nga një sulm izraelit në Bejrut.

Sipas zyrtarëve izraelitë, objektivi i sulmit ajror izraelit në periferitë jugore të Bejrutit pak kohë më parë është udhëheqësi i lartë i Hezbollahut, Haytham Ali Tabatabai.

Tabatabai është shefi de facto i shtabit të Hezbollahut dhe konsiderohet si udhëheqësi numër dy në grupin terrorist, pas sekretarit të përgjithshëm Naim Qassem.

IDF konfirmoi kryerjen e një sulmi ndaj një anëtari “të shquar” të Hezbollahut në Bejrut dhe tha se do të japë detaje më vonë.