Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Adhanom Ghebreyesus, ka përsëritur thirrjen e tij për mbrojtjen e personelit, punonjësve të shëndetësisë dhe atyre humanitarë të OBSH-së, pasi një nga anëtarët e stafit të organizatës i ndaluar nga Izraeli në Gaza u lirua, transmeton Anadolu.
“Jam jashtëzakonisht i lehtësuar që kolegu ynë, i ndaluar që nga 21 korriku në Gaza, u lirua këtë mëngjes”, tha shefi i OBSH-së në platformën sociale të kompanisë amerikane X.
Më 21 korrik, ushtria izraelite sulmoi një ndërtesë ku ndodhej stafi i OBHS-së në Deir al-Balah në Gaza dhe arrestoi dy punonjës të OBSH-së, së bashku me dy anëtarë të familjes.
Tre personat e tjerë u liruan më vonë, ndërsa një anëtar i stafit mbeti në paraburgim.
“Ne edhe një herë bëjmë thirrje për mbrojtjen e të gjithë stafit dhe personelit të OBSH-së, si dhe të punonjësve të shëndetësisë dhe humanitarëve”, tha Ghebreyesus.
Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka vrarë mbi 62.600 palestinezë në Gaza. Fushata ushtarake e ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet një uri të rëndë.
Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.
The post Shefi i OBSH-së kërkon mbrojtje për shëndetin dhe punonjësit e ndihmës në Gaza pas lirimit të një punonjësi nga Iz*raeli appeared first on Kosovapost.net.