Në një deklaratë të fortë nga Londra, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëroi se Rusia po përhap “terrorizëm nga ajri” dhe theksoi se aleanca duhet të përgatitet seriozisht për një përballje të mundshme ushtarake.
Duke cituar pjesë të fjalimit të tij të siguruara nga agjencia Reuters, Rutte pritet të kërkojë një rritje pesëfish (400 për qind) të kapaciteteve të mbrojtjes ajrore, për të përballuar kërcënimet në rritje që vijnë nga Rusia, veçanërisht në lindje të Evropës.
“NATO duhet të forcojë menjëherë mburojën që mbron qiellin. Rreziku është real, dhe ne duhet të jemi të gatshëm”, pritet të deklarojë ai.
The post Shefi i NATO-së, Rutte: Duhet të forcohemi, ekziston rreziku real nga Rusia appeared first on Kosovapost.net.