Shefi i NATO-s Mark Rutte ka folurpara një takimi me presidentin Donald Trump në Uashington.
“A nuk është takimi juaj i sotëm një tregues se takimi i Presidentit Trump me Presidentin Zelensky të premten ishte një katastrofë totale?” – ishte pyetje që iu bë atij.
Ai ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se kjo ishte e planifikuar më parë, raporton Sky News.
“Jo, aspak. Kjo ishte planifikuar më parë. Po i dërgoja mesazhe presidentit pas suksesit të madh në Gaza dhe thamë të kemi një takim në Uashington për të diskutuar se si mund ta zbatojmë tani vizionin e tij për paqen në Ukrainë.”
“Ishte një takim i mirë, ishte një takim i suksesshëm,” shtoi ai në lidhje me takimin Trump-Zelensky javën e kaluar.