Shefi i Kibernetikës tregon se Gjykata Speciale është në fund të mandatit të saj dhe terhiqet nga detyra

Koordinatori i programit të sigurisë së informacionit në kuadër të Gjykatës Speciale, Peter Kun Szabo, është tërhequr nga kjo pozitë. Ai nga 2 qershori i vitit 2023 shërbeu si shef i kibernetikes në kuadër të Gjykatës Speciale.

Në llogarinë e tij në platformën “LinkedIn”, ai ka lënë të kuptohet se është tërhequr nga kjo detyrë, shkruan Demokracia.com.

“Pas disa vitesh të kënaqshme duke drejtuar programe të sigurisë së informacionit në organizata ndërkombëtare, po filloj të eksploroj mundësi të reja profesionale ndërsa Dhomat e Specializuara të Kosovës i afrohen fundit të mandatit të tyre”, ka shkruar ndër të tjera Peter Kun Szabo.

Ai ka theksuar se Gjykata Speciale është në fund të mandatit të saj.

Në platformën “LinkedIn”, ai ka treguar detyrat dhe përgjegjësitë që i kishte në kuadër të Gjykatës Speciale. Në kuadër të detyrës dhe përgjegjësisë së tij, ai i raportoi direkt menaxhmentit të lartë.