Shefi i EULEX-it: Situata në veri stabile, ka nxitës të mundshëm për tensione

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano deklaroi se situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë dhe stabile, megjithatë konsideron që ka ende sfida dhe “nxitës të mundshëm për tensione”.

Autoritetet vendore, ai thotë se duhet t’i adresojnë këto dhe të zgjidhen përmes dialogut.

Në intervistën për KosovaPress, Barbano thotë se ani pse nuk ka më mandat ekzekutiv, roli i EULEX-it në rast të tensioneve është i reaguesit të dytë të sigurisë.

Ai flet edhe për manipulimin me vota në zgjedhjet e fundit, sundimin e ligjit dhe nëse po arrin Kosova të luftojë korrupsionin.

Nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit ka ndryshuar udhëheqësia në komunat veriore.

Atje udhëheq Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen nga Beogradi zyrtar. Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano tregon nëse mund të ketë ndikim kjo në situatën e sigurisë në veri.

Në rast të tensioneve dhe përshkallëzimit të situatës në veri, Barbano tregon se cili është roli i EULEX-it.

Në anën tjetër, në gjithë Kosovën po vazhdon rinumërimi i votave për kandidatët për deputetë, pasi është vërtetuar që ka pasur manipulim të votave.

Madje, të premten në Prizren është zhvilluar një aksion nga Prokuroria Themelore, ku janë ndaluar 109 persona.

Barbano thotë për KP se “është për të ardhur keq”, që ka pasur raste të tilla të keqpërdorimeve.

Më 28 dhjetor janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme, për çka Barbano thotë se po ndjekin me vëmendje këto zhvillime dhe se presin formim sa më të shpejt të institucioneve.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë nuk ka mandat ekzekutiv në Kosovë që nga viti 2018. Tani, Barbano thotë se qëllim kryesor kanë monitorimin e të gjithë zinxhirit të drejtësisë.

Zbatimi i ligjit në Kosovë, sipas tij, shpesh has në sfida për arsye siç i përmend ai “procedurale dhe ndërhyrjeve të papërshtatshme”.

Këto sfida, Barbano thotë se janë cekur qartazi edhe në raportin e vitit të kaluar për monitorimin e drejtësisë.