Shefi i asamblistëve të PDK-së: Rama u hakmor pasi nuk e përkrahëm për Badovcin

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri e quajti hakmarrje shkarkimin e drejtorit, Ilirk Musliut, pasi kjo parti nuk e mbështeti për këmbim të pronave në Badovc.

Ai më tej theksoi se ky vendim nga ana e kryetarit erdhi pasi dolën publikisht se nuk përkrahin këtë këmbim.

“Rama për Badovc u hakmor! Pasi treguam publikisht se PDK nuk mbështet këmbimin e pronave në Badovc me ish-klientët e tij”, ka thënë Retkoceri.

Shkarkimin e drejtorit të Shërbimeve Publike e quajti revansh edhe nënkryetarja nga radhët e PDK, Donjeta Sahatçiu.

Related Posts