Boksieri shqiptar, Shefat Isufi nga Bujanoci do të përballet me britanikun Billy Joe Saunders.
Meçi do të zhvillohet sonte (18 maj) në Londër, që është i vlefshëm për titullin e kampionit të botës WBO në kuadër të peshave super të mesme.
Isufi është shqiptar i Bujanocit, teksa ka lindur në Tërnoc të Madh dhe karriera e tij ka qenë e përcjellë me suksese të shumta. Ai jeton në Munih të Gjermanisë.
Nga 32 duele të zhvilluara 29-vjeçari i ka fituar 27 prej tyre, ka tri humbje dhe dy barazime.
Boksieri shqiptar përfaqëson Gjermaninë në arenën ndërkombëtare, teksa në kategorinë e tij në ranglistën botërore të përbërë nga 1285 boksierë atij i takon vendi i 33-të.
Meçi zhvillohet në stadiumin “Lamex” në Stevenage të Anglisë, rreth orës 23:00.