Ligji amerikan ndalon çdo rikthim të Turqisë në program sa kohë që vendi zotëron sistemin rus.
Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur qartë se Turqia nuk mund të rikthehet në programin e avionëve të avancuar F-35 pa hequr përfundimisht sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400.
Këtë e deklaroi ambasadori amerikan në Ankara, Tom Barrack, duke theksuar se të dyja palët po zhvillojnë bisedimet më të frytshme të dekadës së fundit mbi këtë çështje.
Sipas Barrack, ligji amerikan ndalon çdo rikthim të Turqisë në program sa kohë që vendi zotëron sistemin S-400, pavarësisht se nuk e përdor.
Marrja e raketave ruse gati dhjetë vite më parë çoi në përjashtimin e Turqisë nga programi F-35 dhe vendosjen e sanksioneve ndaj industrisë së saj të mbrojtjes.
Ambasadori amerikan u shpreh se marrëdhënia e afërt mes presidentit Trump dhe homologut turk Erdogan ka hapur rrugën për negociata më premtuese, me shpresën për një zgjidhje deri në fund të vitit 2025.
Ai shtoi se Turqia po i afrohet vendimit për të hequr arsenalin rus, çka mund të hapë rrugën për një marrëveshje të re.










