SHBA-të janë zotuar të qëndrojnë pranë NATO-s pas ndërhyrjes së Rusisë në Poloni gjatë natës.
Matthew Whitaker, ambasadori i Uashingtonit në NATO, thotë se Shtëpia e Bardhë do të mbrojë “çdo centimetër të territorit të NATO-s”.
Deklarata mund të jetë një lehtësim për shtetet anëtare të NATO-s në Evropë, pas komenteve të përsëritura të Donald Trump që hedhin dyshime mbi angazhimin e tij ndaj aleancës.
Edhe Gjermania mbështet vendimin e Polonisë për të thirrur Nenin 4 të NATO-s, pas ndërhyrjes së Rusisë me dronë gjatë natës.
Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, i tha dhomës së ulët të Bundestagut se dronët që hynë në hapësirën ajrore të Polonisë ishin qartësisht të armatosur.
Sistemet gjermane Patriot u përfshinë në përgjigje, duke përdorur radarët e tyre për të zbuluar dronët rusë, por nuk qëlluan asnjë raketë.
Ministri i Jashtëm i vendit tha gjithashtu se Rusia nuk ishte gati për diplomaci, kështu që do të merr “një përgjigje të fortë”.
Në një konferencë për shtyp me homologun e tij holandez, Johann Wadephul tha: “Rusia ka pranuar me pakujdesi një përshkallëzim të rrezikshëm. Fatkeqësisht, është e qartë se edhe pas tre vitesh, Moska ende nuk është e përgatitur të negociojë seriozisht për paqen. Përkundrazi, Kremlini dëshiron ta nënshtrojë Ukrainën me forcë. Ne duhet dhe do t’i përgjigjemi kësaj me një përgjigje të qartë”.